Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës

0%

Kombëtarja marokene e futbollit është gjendur në një problem të madh përpara ndeshjes së sotme (e enjte) kundër Francës. Shënuesi më i mirë i ekipit, Ismael Saibari, pavarësisht parashikimeve, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, e cila do të luhet sonte në orën në Boston.

Saibari, shënuesi i tre golave për Marokun në Kupën e Botës, u lëndua në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Kanadasë, por kampi i Marokut shpresonte se ai do të shërohej deri në duelin e sotëm. Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe këtë e konfirmoi shkurtimisht trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi. 🚨⛔️ Ismael Saibari will miss Morocco-France game. “He’s not ready today, too early…

I hope he can be available for the next game”, Morocco head coach confirmed ⚠️ pic.twitter.com/LKP6v1Y5A3 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2026 “Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme”, tha Ouahbi duke shpresuar në kualifikimin e Marokut në gjysmëfinale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast se eliminon Francën, në gjysmëfinale Maroku do të ndeshej me fituesin e përballjes mes Spanjës dhe Belgjikës.

Burimi: Telegrafi