Ramadani sfidon qeveritarët për narko-testin, Bajqinovci kërkon edhe

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë ditës së djeshme publikoi rezultatet e testit të drogës, duke u bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë që t’i nënshtrohen gjithashtu narko-testit.

Ndaj kësaj nisme reagoi menjëherë deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se e mbështet idenë që të gjithë deputetët t’i nënshtrohen narko-testit, por kërkoi që procesit t’i shtohet edhe verifikimi i prejardhjes së pasurisë. Kjo nxiti edhe një tjetër reagim nga Ramadani.

Deputeti i Aleancës teksa postoi videon me rezultatin nga testi i drogës, iu drejtua zyrtarëve qeveritarë duke u thënë se “nëse jeni të pastër, s’është keq të jeni shembull”. Por kjo mori menjëherë përgjigje nga Bajqinovci. “Jam dakord me nismën e Burim Ramadanit për narkotestin te deputetët. Le të testohemi të gjithë, pa asnjë përjashtim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, për hir të transparencës, ta shtojmë edhe një test tjetër: testin e prejardhjes së pasurisë. Të hapen kartelat e pasurisë, të krahasohen të ardhurat me milionat, pronat, vilat, banesat dhe bizneset që kanë mbirë gjatë viteve në politikë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Bajqinovci shtoi se kush nuk ka frikë nga e vërteta nuk duhet t’i frikësohet as narko-testit dhe as verifikimit të pasurisë. Pas këtij reagimi, Ramadani iu kundërpërgjigj Bajqinovcit, duke thënë se është “gjysmë-mbështetësi i parë nga pushteti” për nismën e tij.

Sipas Ramadanit, Bajqinovci nuk ka kërkuar që narko-testit t’i nënshtrohen edhe Qeveria dhe institucionet e tjera, duke pyetur se pse po vjen kjo frikë. “Përtej kësaj, logjika pshtjelluese e kushtëzuese është pjesë e këtij pushteti 6 vjeçar. Por, s’ka lidhje. Bëjeni narko-testin. Që të gjithë ju pushtetarët. Kaq. E thjeshtë është kjo. Narko-testi është vullnetar.

Nuk të detyron askush (fatkeqësisht). Ndërsa, hetimi për pasurinë e paligjshme është obligim ligjor, madje prioritet i pushtetit tuaj që 6 vjet!”, ka shkruar Ramadani.

Burimi: Koha