Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën . Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar 1.44 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.37 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit mbetet 0.61 euro për litër.

MINTI cakton çmimet e reja, nafta 1.43 euro Krahasuar me çmimet e një dite më parë, si dizeli ashtu edhe benzina janë shtrenjtuar për 1 cent për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora dhe vlejnë në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.

MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi