Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit

0%

Shpërndaje në: Dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, të llojit granata dore, janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Ato janë gjetur nga pronarja e shtëpisë gjatë pastrimit të bodrumit e cila ka njoftuar më pastaj policinë.

“Njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: Koha