Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës në rrugën “Medlin Olbrajt”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. “Rr. Medlin Olbrajt, Pejë – . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.
