I varur nga narkotikët dyshohet se terrorizoi familjen për para,

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një 23-vjeçar dyshohet se, nën presion të vazhdueshëm, u kërkonte para familjarëve për blerjen e substancave narkotike dhe tentoi ta sulmonte motrën e tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mazllom Canhafizi”, ku i dyshuari S.S. (2003), sipas denoncimit, prej një periudhe kohore ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj motrës së tij të mitur dhe nënës, duke u kërkuar para për të siguruar narkotikë. Sipas informacioneve, situata ka eskaluar kur 23-vjeçari ka tentuar ta sulmojë motrën e tij.

Në përpjekje për ta qetësuar kanë ndërhyrë babai, S. S. (50 vjeç), dhe xhaxhai, A. S. (37 vjeç), por ai ka vazhduar të jetë agresiv. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë, tre personat janë shoqëruar në stacion dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, ndaj S.S. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa babai dhe xhaxhai janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com