​Moti sot, këto janë temperaturat maksimale

0%

Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s. Ndërkohë të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C.

Burimi: Bota Sot