Aguirre do të largohet, një legjendë e Meksikës do të bëhet selektor

0%

Federata Meksikane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Rafael Marquez si trajner të përfaqësueses së Meksikës për ciklin e Kupës së Botës 2030. Ish-mbrojtësi legjendar i Barcelonës do të marrë drejtimin e kombëtares pas përfundimit të mandatit të Javier Aguirre, të cilit i shërbeu si ndihmëstrajner gjatë Kupës së Botës 2026. Ky vendim ishte planifikuar prej kohësh.

Më , Federata Meksikane kishte bërë të ditur se Aguirre do ta drejtonte kombëtaren në Kupën e Botës 2026, ndërsa më pas stafetën do ta merrte Rafael Márquez. Meksika e mbylli aventurën në Botërorin 2026 në fazën e 1/8 së finales, duke i hapur rrugën zbatimit të planit të trashëgimisë të hartuar dy vite më parë.

Tashmë, Marquez do të ketë detyrën të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe ta përgatisë Meksikën për Kupën e Botës 2030, me synimin për ta rikthyer Meksikën mes kombëtareve më të forta në skenën ndërkombëtare. Marquez konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit meksikan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai shkëlqeu me Barcelonën, duke fituar trofe të shumtë dhe duke qenë për vite me radhë lider i kombëtares së Meksikës.

Burimi: Telegrafi