Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë themeluar dy komisione të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të ministrisë, komisioni i parë do të jetë përgjegjës për procesin e certifikimit të ekspertëve dhe trajnerëve në këtë fushë, si dhe për licencimin e kompanive dhe qendrave që ofrojnë trajnime për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ndërkaq, komisioni i dytë do të ketë rol në mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të standardeve të përcaktuara në këtë fushë.
“Këto komisione do të forcojnë zbatimin e ligjit, do të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen më të mirë të punëtorëve”- thuhet në njoftimin e lëshuar më . Gjatë muajve të fundit, në Kosovë janë shënuar disa raste të vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës.
Kjo ka shtyrë Inspektoratin Qendror të Punës të intensifikojë kontrollet në terren, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë. Rasti më i fundit është regjistruar më , ku një 26 vjeçar humbi jetën në vendin e punës në Prizren.
