Davud Sylaj firmos deri më 2028 me klubin gjilanas

0%

Futbollisti Davud Sylaj nga Zvicra i bashkohet klubit Gjilani. “Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Davud Sylaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.

Palët kanë nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër duke dëshmuar besimin e ndërsjellë dhe vizionin afatgjatë për projektin e klubit. Sylaj i bashkohet skuadrës nga futbolli zvicerian në prag të sezonit të ri dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin, falë cilësive dhe potencialit që posedon.

Sport Club Gjilani i uron Davudit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqebardhë. Jemi të bindur se, me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, do të arrijmë së bashku objektivat e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot