Shpërndaje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një raund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ketë “përfunduar”. Këto sulme bëhen një ditë pasi ushtria amerikane goditi disa zona ushtarake, pasi Irani shënjestroi anije tregtare në brigjet e Omanit.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi sulmet në një postim në X. “Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në njoftimin në X.
Mediat iraniane kanë raportuar shpërthime në qytetet Bandar Abbas dhe në Sirik. Trumpi të mërkurën herët deklaroi se SHBA-ja do ta godiste Iranin fuqishëm në mbrëmje.
