Anya Taylor-Joy tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në sesionin fotografik të thrillerit kriminal Lucky në Londër të hënën. Aktorja 30-vjeçare u shfaq pa reçipeta, e veshur me një fustan transparent prej dantelle, ndërsa pozonte përpara London Eye, në ambientet e “Raffles London at The OWO”.
Ajo nuk la shumë vend për imagjinatën me fustanin me dekolte të theksuar, i cili kombinonte një pjesë delikate prej dantelle të zezë me një fund të gjatë blu. Pamjen e kompletoi me bizhuteri nga Tiffany & Co. Temperaturat në kryeqytetin britanik arritën deri në 33 gradë Celsius, por Anya dukej plot vetëbesim dhe elegante, teksa pozonte para kamerave me veshjen e saj.
Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në valën e tretë të të nxehtit brenda pak muajsh, ndërsa në disa zona temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Më herët gjatë ditës, aktorja u pa duke dalë nga hoteli për t’u drejtuar në Heart Radio, e veshur me një fustan të zi, me një prerje në pjesën e bustit.
