Amerikanët sërish sulmojnë Iranin

0%

Kanë filluar sulmet e paralajmëruara amerikane ndaj Iranit. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi në rrjetet sociale se operacioni po zhvillohet me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump. Në deklaratë thuhet se qëllimi i sulmeve është “dobësimi i mëtejshëm i aftësisë së Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

Sulmet pasuan pasi mediat iraniane raportuan më herët gjatë mbrëmjes për shpërthime në jug të vendit, në Bandar Abbas dhe Sirik. Trump deklaroi sot në samitin e NATO-s në Turqi se Shtetet e Bashkuara do ta sulmonin sërish Iranin, pas sulmeve të kryera një natë më parë.

Si sulmet e mbrëmshme ashtu edhe ato të sotme janë përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që kaluan këtë javë përmes Ngushticës së Hormuzit. Bëhet fjalë për cisternën M/T Al Rekayyat, me flamur të Ishujve Marshall, cisternën M/T Wedyan, me flamur saudit, si dhe anijen M/T Cyprus Prosperity, me flamur të Liberisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi