Dy gra (nënë e bij) janë shoqëruar në stacionin policor pasi kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës , në Malishevë. Tutje bëhet e ditur se të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë – . Janë shoqëruar dy të dyshuara femra kosovare (nënë e bijë), nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
