Peja përforcohet me talentin e madh të basketbollit të Kosovës

0%

Basketbollisti i talentuar Orges Shatri i bashkohet klubit me renome Peja. KB Peja ka prezantuar basketbollistin e talentuar i cili për 2 centimetra nuk është dy metra. “Edhe një Reprezentues i Kosovës Verdhë dhe Zi! KB Peja ka kënaqësinë të njoftojë se Orges Shatri, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë për edicionin 2026-27!

Basketbollisti 21-vjeçar, i gjatë 198 cm, luan në pozitën e shooting guard dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të basketbollit kosovar.

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, duke përfaqësuar vendin në garat e FIBA U16 dhe FIBA U20 EuroBasket Division B, duke pasur paraqitje mjaftë të mira si ato kundër; Suedisë (20 pikë), Turqisë (11 pikë), Moldavisë (10 pikë), Irlandës (9 pikë).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Orgesi, është rritur si lojtar te KB Istogu tek trajneri Fikret Shatri dhe në edicionin 2023-24, më Istogun në Superligë ka pasur hapesirë dhe ka treguar ndeshje të mira, duke dëshmuar që është talent i madh. Ai ka qenë pjesë edhe një ekipi tjetër, në kohën e trajnerëve Murat Bilge dhe Paco Olmos, të cilët po ashtu e kanë vlerësuar talentin e tij.

Pas një sezoni të shkëlqyer në 2025-26 me KB Istogun në Ligën e Parë, ku regjistroi mesatarisht 17.8 pikë për ndeshje, por edhe paraqitjeve të tij shumë të mira më Kosovën-U20, Orges Shatri vjen te KB Peja i gatshëm për hapin e radhës në karrierën e tij.

KB Peja, krahas 4 përforcimeve të huaja dhe 5 të atyre vendore të nënshkruara këtë edicion, bordi i ri i klubit kanë vendosur që 3 vende në ekip të blindohen për lojtarët e rinjë si; Orgesi, Diari, Eloni të tre këta që vlerësohen si talentët më të mëdhenjë të basketbollit tonë dhe bashkë më trajnerin Kakiouzis, do t’i shtyjmë përpara, duke treguar se kur ka vullnet të klubit mund të përkrahen edhe të rinjët dhe pikërisht kjo është edhe ideja jonë.

Sepse realisht pa të ardhmen nuk ka as të tashme. Pikërisht për këtë arsye, investimi në gjeneratat e reja është një domosdoshmëri, veçanërisht në një kohë kur të gjithë jemi dëshmitarë se basketbolli ynë po përballet me mungesë të lojtarëve cilësorë vendorë.

Vetëm duke u besuar dhe duke u krijuar hapësirë talentëve të ri mund ta forcojmë basketbollin tonë dhe ta ndërtojmë të ardhmen edhe të klubit tonë por edhe të Reprezentacionit të Kosovës”, – thuhet nga KB Peja.

Burimi: Bota Sot