Henderson e kryen me sukses operimin

0%

Shpërndaje në: Futbollisti anglez, Jordan Henderson, të mërkurën e ka përfunduar me sukses operimin. Henderson e theu dorën pasi u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas fitores 3:2 të Anglisë ndaj Meksikës. Ai ishte detyruar të largohej me barelë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital në Mexico City.

“Operacioni u krye, tani le të bëhemi gati për operacionin e madh të shtunën”, ka shkruar mesfushori i Brentfordit në një postim në “Instagram”. Lëndimi që e pësoi e la jashtë mesfushorin me tipare defensive për pjesën e mbetur të këtij Botërori që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 36-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë minuta për “Tre Luanët” në këtë Botëror.

Ai ishte paraqitur ndaj Paraguait në ndeshjen e tretë të fazës grupore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha