Modriq mund të qëndrojë te Milani edhe për një vit

0%

Shpërndaje në: Ikona e futbollit kroat, Luka Modriq, mund të qëndrojë te Milani edhe për një edicion tjetër. Këtë e ka konfirmuar të mërkurën trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim. Amorim ka shprehur dëshirën që të punojë edhe për një edicion tjetër me legjendën e Real Madridit. Modriqi me Kroacinë u eliminuan nga Botërori në 1/16 e finales pasi u mposhtën nga Portugalia.

“Unë dua që Modriq të qëndrojë. Kam folur me Lukën dy herë dhe nëse është e nevojshme do të shkoj ta bind personalisht. Dua që Modriq të jetë me ne këtë edicion”, ka deklaruar Amorim. 40-vjeçarit i përfundoi kontrata me Milanin më 30 qershor. Milani është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit me shumë përvojë.

Modriq u transferua te “kuqezinjtë” verën e kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Realin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha