Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka kërkuar inicimin e hetimeve nga Policia e Kosovës lidhur me dëmtimet e raportuara në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan të Podujevës. KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar se një objekt përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan është dëmtuar.
Sipas njoftimit të AMMKM-së, kërkesa për hetime është dorëzuar më në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë, pas pranimit të raportit për dëmtimet në këtë kompleks memorial.
“Kjo kërkesë është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 354, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më .
AMMKM ka njoftuar se Kompleksi Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” është nën menaxhimin e saj përmes një kontrate publike për mirëmbajtje, e cila ka hyrë në fuqi më dhe është e vlefshme deri më .
Po ashtu, sipas njoftimit, Agjencia është duke realizuar edhe projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë”, ku përfshihet edhe ndërhyrja në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit”, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së tij.
AMMKM ka bërë të ditur se në bashkëpunim me institucionet kompetente do të shqyrtojë mundësitë për sanimin e dëmtimeve, ndërsa për zhvillimet e mëtejshme do të njoftojë pas pranimit të raportit zyrtar nga organet e rendit.
