Një shfaqje baleti në Turqi doli jashtë skenarit kur një mace u shfaq në skenë. Videoja tregon macen duke ecur në skenë gjatë skenës kulminante menjëherë pas vdekjes së Romeos, në shfaqjen Romeo dhe Zhulieta. Në pamje shfaqet macja e shtrirë pranë aktorit përpara se të ngrihet për të nuhatur kokën e tij dhe për të luajtur me flokët e tij.
Pastaj macja shkon te një tavolinë aty pranë në skenë për t’u shtrirë dhe “për të parë pjesën tjetër”.
Burimi:
Telegrafi
