Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hisni Ibishit për plotësim të ekspertizës psikiatrike, por ka vendosur të ftojë kryesuesin e grupit të ekspertëve për të dhënë sqarime shtesë. Ndërsa, është aprovuar kërkesa e mbrojtjes së Bujar Ibishit që ndaj tij të kryhet ekspertiza nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Këta të dy, i pari babai, dhe I dyti biri, po gjykohen në Gjykatën Themelore në Mitrovicë për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishit, më në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Ishte mbrojtësja e Hisni Ibishit, Kada Bunjaku-Përçuku, ajo që u ankua se se ekspertiza nuk ka trajtuar çështjen nëse veprimet e të mbrojturit të saj janë kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
“Po, kam vërejtje në ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, sepse në seancën e kaluar unë kam propozuar që të kryhet ky ekzaminim i drejtpërdrejtë psikiatrik për të mbrojturin tim, me qëllim që të vërtetohen rrethanat nëse i mbrojturi im të shtënat që i ka bërë me armë i ka kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore apo jo.
Nuk e kam aktvendimin e posaçëm të gjykatës me të cilin u janë caktuar detyrat konkrete ekspertëve, mirëpo, bazuar në ekspertizën me shkrim dhe në konstatimin përfundimtar që kanë dhënë, vërtetohet se ata nuk e kanë ekzaminuar apo nuk kanë dhënë mendim lidhur me këtë rrethanë për të cilën edhe është propozuar ekspertiza”, tha Përçuku Ndërsa, mbrojtësi i Bujar Ibishit, avokati Naim Rudari, ka kërkuar që ndaj të mbrojturit të tij të kryhet ekspertizë psikiatrike, duke u bazuar në raportet shëndetësore që, sipas tij, tregojnë për probleme të gjendjes emocionale dhe çrregullime të personalitetit.
“Ndërsa sa i përket raportit shëndetësor për të paraburgosurin Bujar Ibishin, të njëjtin ne e kemi pranuar më përmes adresës elektronike dhe, përkundër asaj që në këtë raport shkruhet se të bashkangjitur e keni dosjen mjekësore të pacientit në fjalë, ne e kemi pranuar vetëm raportin shëndetësor prej dy fletave, me dy faqe shkrim.
Nga përmbajtja e këtij raporti është evidentuar se i paraburgosuri Bujar Ibishi është trajtuar në qendrën e paraburgimit dhe monitoruar për diagnozën “çrregullim i personalitetit me tipare skizoide” dhe “çrregullim i personalitetit borderline”.
Ndër të tjera, rap orti përshkruan se pacienti ka manifestuar ngarkesë të shtuar emocionale, ankth, labilitet emocional, si dhe prezencë të ideve suicidale”, tha Rudari. Këtyre kërkesave u është kundërpërgjigjur prokurori Sahit Tmava, duke vlerësuar se ato mund të zvarrisin procedurën gjyqësore.
“Vendimin-konstatimin e ekspertëve lidhur me gjendjen e shëndetit mendor sa i përket të pandehurit Hisni Ibishi e kemi, dhe për këtë arsye kundërshtoj propozimin e mbrojtëses së të pandehurit Hisni.
Kurse sa i përket propozimit të mbrojtjes së të pandehurit Bujar Ibishi, në seancat e fundit nuk ka pasur kurrfarë dokumentacioni sa i përket të pandehurit Bujar Ibishi, që nga koha e kryerjes së veprës penale e deri në këto seanca, se i njëjti vuan nga ndonjë çrregullim psikiatrik, në kohën para apo pas kryerjes së veprës penale.
Andaj, kundërshtoj edhe propozimin e mbrojtjes së të pandehurit Bujar, sepse në një aspekt vetëm po zvarritet procedura ”, tha Tmava. Edhe mbrojtësi i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, ka kundërshtuar kërkesat për ekspertiza shtesë, duke iu referuar ekspertizës ekzistuese, sipas së cilës i akuzuari Hisni Ibishi nuk ka qenë në gjendje të tronditjes në momentin e ngjarjes.
“E kundërshtojmë për faktin se nga ekspertiza e përgatitur nga tre ekspertë, ajo e datës , në faqen e fundit, pika e parafundit, është sqaruar nga ekspertët se ‘sa i përket ditës kritike, aftësia për të gjykuar veprën, si dhe aftësia për kontrollin e veprimit dhe pasojat e veprimeve apo mosveprimeve të veta nuk ka qenë e afektuar’.
Pra, është dhënë sqarim se i njëjti, me rastin e ndërmarrjes së veprimit, nuk ka qenë në gjendje të tronditjes të çfarëdo lloji dhe, për më tepër, në ekzaminimin e drejtpërdrejtë në raportin e ekspertizës sqarohet se i njëjti edhe tani nuk ndjen pendim”.
Për Bujar Ibishin, nga procesverbali i seancës së kaluar, propozimi i mbrojtjes së tij ka qenë që të ekzaminohet gjendja shëndetësore e të njëjtit në qendrën e paraburgimit dhe jo ekzaminimi eventual lidhur me ditën kritike.
Për më tepër, për të njëjtin, nga raporti dhe provat e dorëzuara më datën nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, sqarohet mjaftueshëm dhe kuptohen ato prova se i njëjti nuk ka shfaqur asnjë rrethanë që do të mund të asociohej se në ditën kritike ka qenë i afektuar, për të mos qenë i vetëdijshëm për veprimin që e ka ndërmarrë”, tha Sogojeva Në fund të seancës, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Izet Gërguri, e refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Hisni Ibishit për plotësim të ekspertizës psikiatrike, por ka vendosur të ftojë kryesuesin e grupit të ekspertëve për të dhënë sqarime shtesë.
Ndërsa, e aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Bujar Ibishit që ndaj tij të kryhet ekspertizë psikiatrike nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. “Refuzohet propozimi i mbrojtëses së të pandehurit Hisni Ibishi, Kada Bunjaku-Përçuku, që të urdhërohet IPFK-ja të bëjë plotësimin e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Hisni Ibishi.
Ndërsa aprovohet propozimi që të ftohet kryesuesi i grupit të ekspertëve, të cilët e kanë kryer ekspertizën për të pandehurin Hisni Ibishi, që të japë sqarimet e nevojshme sipas kërkesave të palëve. Aprovohet propozimi i mbrojtësit të të pandehurit Bujar Ibishi, avokatit Naim Rudari, që ndaj të pandehurit Bujar Ibishi të kryhet ekspertizë psikiatrike.
Gjykata, me urdhër të veçantë, do ta urdhërojë IPFK-në për kryerjen e kësaj ekspertize dhe përcaktimin e detyrave ”, tha kryetari i trupit gjykues, Gërguri.
Sipas prokurorisë, Hisni dhe Bujar Ibishi dyshohen se më , në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skendera j, “të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe me dashje e kanë privuar nga jeta Ismet Ibishin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë brenda i nxjerrin armët dhe shtinë në drejtim të tij ku goditjet rezultojnë vdekjeprurëse” Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar më , me fillim nga ora .
