Prezantojnë sulmuesin e Partizanit dhe talentin e vitit 2025

0%

Dinamo ka zyrtarizuar dy huazimet për Europën. Bëhet fjalë për David Fadairon siç “Panorama Sport” kishte raportuar ekskluzivisht, por edhe Fabjan Përndrecën. Marrëveshja për Fadairon u arrit me Partizanin. Ndërkohë Përndreca, që është edhe talenti i vitit 2025 për për futbollin shqiptar, u huazua nga Bylisi. Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Astanën.

Takimi i parë është rezervuar nesër, prej orës në stadiumin “Elbasan Arena”. NJOFTIMI I DINAMOS: “FC Dinamo njofton se Fabjan Përndreca dhe David Fadairo janë përforcimet e skuadrës tonë për ndeshjet europiane. Dy lojtarët vijnë në formë huazimi përkatësisht nga Bylisi dhe Partizani, duke fuqizuar ekipin në mbrojtje dhe në sulm.

Besojmë se ata do të rritin kualitetin e grupit në këto sfida europiane. Suksese me fanellën blu!”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot