Pas certifikimit të zgjedhjeve, Kryesia e LDK-së mblidhet nesër për

0%

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet të enjten, më , pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare. Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është paraparë të nisë në orën , ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Takimi vjen një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, LDK ka marrë 16.69 për qind të votave, duke siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pritet që në këtë mbledhje të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas përfundimit të procesit zgjedhor, si dhe hapat e ardhshëm të partisë në kuadër të formimit të institucioneve të reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com