Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha, ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
“Ky vendim përcakton temperaturat dhe intervalet kohore kur aktivizohen kufizimet: Në autoudhë kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 32°C ose më e lartë, në intervalin –. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 35°C ose më e lartë, po ashtu në intervalin –.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të publikojë çdo ditë, pas orës , njoftimin zyrtar për zbatimin ose moszbatimin e kufizimeve për ditën pasuese, bazuar në parashikimin më të fundit të Institutit Meteorologjik të Kosovës.
Ky vendim synon mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ngarkesat e rënda, duke garantuar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
