OKB-ja dënon sulmet e senatores së Paraguait, mbron Mbappen

0%

Shpërndaje në: Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Thameen Al-Kheetan, i ka dal në mbrojtje sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, pas sulmeve që iu bënë nga senatorja paraguaiane, Celeste Amarillan. Ditët e kaluara ka ndodhur një debat i ashpër mes Mbappes dhe Amarillas.

Amarilla bëri komente raciste duke u tallur me origjinën, edukimin dhe pamjen e kapitenit të Francës. Edhe Mbappe i reagoi Amarillas duke e quajtur “grua të neveritshme” e cila është e padenjë për të shërbyer në Kongresin e Paraguait.

“Komentet raciste dhe çnjerëzore të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane Celeste Amarilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Incidentet raciste të denoncuara gjatë Kupës së Botës pasqyrojnë një fenomen shumë më të gjerë që prek futbollin dhe sportin në përgjithësi”, thuhet një një deklaratë të OKB-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mbështetjen për yllin e Real Madridit. Ndërsa qeveria paraguaiane dhe FIFA dënuan komentet në lidhje me 27-vjeçarin.

Burimi: Koha