Mjeku i kombëtares së Norvegjisë flet për gjendjen e lojtarëve

0%

Mjeku i kombëtares së Norvegjisë ka dalë me një deklaratë publike pasi trajneri Stale Solbakken ngriti shqetësime për gjendjen shëndetësore të skuadrës para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Anglisë në Miami. Norvegjia mposhti Brazilin me rezultat 2-1 në ndeshjen e 1/8 së finales në New Jersey, falë dy golave të Erling Haaland në pjesën e dytë.

Skuadra ishte pothuajse e plotë për këtë takim, me përjashtim të mbrojtësit të Torinos, Marcus Pedersen, i cili mungoi për shkak të një sëmundjeje.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ish-trajneri i Wolves dhe Copenhagen, Stale Solbakken, tha se Pedersen “ndjeu se trupi i tij nuk po reagonte siç duhet” në mëngjesin e ndeshjes, edhe pse kishte marrë pjesë normalisht në stërvitje gjatë ditëve paraprake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se sulmuesi Jorgen Strand Larsen kishte kaluar ethe – nga të cilat, sipas lojtarit të Crystal Palace, tashmë është shëruar – dhe zbuloi se në ekip kishte pasur edhe “pak kollitje dhe ngjirje zëri, të shpërndara te disa lojtarë”. “Ka kondicionerë, fluturime, dhoma zhveshjeje dhe gjithë këto gjëra,” tha Solbakken.

“Jemi mbi 50 persona, ndaj do të ishte e çuditshme nëse askush nuk do të sëmurej”, shtoi ai. Komentet e trajnerit dukeshin më shumë si një shpjegim për lodhjen e përgjithshme të skuadrës pas udhëtimeve të shumta gjatë Kupës së Botës.

Për shembull, pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në 1/16 e finales, norvegjezët udhëtuan rreth 1.100 milje nga stadiumi në Dallas drejt bazës së tyre në Greensboro, Karolina e Veriut. Më pas, ata përshkuan edhe mbi 500 milje të tjera drejt stadiumit “MetLife” (i njohur gjatë turneut si Stadiumi New York/New Jersey për arsye sponsorizimi) për ndeshjen ndaj Brazilit.

Megjithatë, spekulimet për gjendjen shëndetësore të skuadrës bënë që mjeku i ekipit, Ola Sand, të reagojë publikisht, duke mohuar se ka shqetësime para sfidës me Anglinë. “Të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm tani,” tha Sand për mediumin norvegjez “Nettavisen”. “Ka pasur shumë pak probleme, duke marrë parasysh se kemi qenë së bashku për gati gjashtë javë.

Është interesante që njerëzit besojnë këto thashetheme për një virus. Gjithçka është nën kontroll”, s htoi ai. Sipas “NBC 6 Miami”, ekziston mundësia e stuhive të izoluara gjatë së shtunës, ditën kur Norvegjia dhe Anglia do të përballen në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Të hënën, mundësia për reshje shiu ishte vlerësuar në 30 për qind gjatë ditës, por më pas parashikimi u ul në 20 për qind. Temperaturat në Miami pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, çka mund të jetë një tjetër sfidë për të dyja skuadrat.

Sipas ekspertëve, temperaturat mbi 28 gradë Celsius konsiderohen të dëmshme për performancën sportive, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në lodhje, shpejtësinë e vrapimit dhe distancën që mund të përshkojnë lojtarët. Ndeshja e Anglisë ndaj RD Kongos në 1/16 e finales, të cilën e fitoi 2-1, u zhvillua në Atlanta, ku temperatura e parashikuar ishte 34 gradë Celsius.

Megjithatë, temperatura brenda stadiumit ishte dukshëm më e ulët falë teknologjive të ftohjes. Ndërkohë, sfida e 1/8 së finales mes Anglisë dhe Meksikës u shty për një orë për shkak të stuhive në Mexico City. Sipas protokollit, çdo aktivitet në ambiente të hapura pezullohet për 30 minuta pas çdo goditjeje rrufeje dhe afati rinis pas çdo goditjeje të re.

Burimi: Bota Sot