Agon Bytyqit i vazhdohet mandati i zëvendësdrejtorit të AKI-së

0%

Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Lajmi u bë i ditur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Vendimin e mori Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin nënshkroi vendimin.

“ Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit. E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri” , shkroi Haxhiu.

Burimi: Bota Sot