Presidenti polak kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në

0%

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, deklaroi se Varshava dëshiron krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane në territorin e saj. Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Nawrocki tha se aktualisht në Poloni janë të vendosur rreth 10 mijë trupa amerikane dhe se prania e tyre duhet të shndërrohet në një angazhim afatgjatë përmes një baze të përhershme.

“Jam i bindur se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në Poloni dhe së bashku me trupat polake do të ndihmojnë në mbrojtjen e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe kufijve të NATO-s”, deklaroi Nawrocki.

Kërkesa e Polonisë për një prani më të madhe dhe më të qëndrueshme ushtarake amerikane vjen në një kohë kur vendet e krahut lindor të NATO-s po rrisin kapacitetet e tyre të mbrojtjes, për shkak të shqetësimeve të sigurisë të lidhura me luftën në Ukrainë dhe aktivitetet ushtarake të Rusisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Polonia është një nga aleatët më të mëdhenj të SHBA-së në Evropë dhe ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke synuar forcimin e rolit të saj si një pikë kyçe e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s.

Burimi: Telegrafi