Federata egjiptiane kritikon VAR-in pas humbjes nga Argjentina

0%

Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Egjiptit ka kritikuar të mërkurën vendimet e arbitrit në disfatën dramatike 3:2 ndaj Argjentinës. Nga federata egjiptiane kanë thënë se nuk do të heshtin për atë që e përshkruan si “përdorim i papërshtatshëm i sistemit VAR”. Egjipti ishte duke fituar 2:0 ndaj Argjentinës, por në fund humbi 3:2.

Sipas egjiptianëve, disa vendime të arbitrave ndikuan direkt në rezultat. “Disa incidente vendimtare ngritën shqetësime serioze dhe lanë pyetje të shumta në lidhje me qëndrueshmërinë dhe drejtësinë e vendimeve që ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë federata e Egjiptit në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Një numër ekspertësh dhe analistësh të referimit kanë vënë në pah incidente të diskutueshme dhe me ndikim. Kjo nënvizon rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe transparencës në drejtimin e ndeshjeve, veçanërisht në një garë si Kupa e Botës”. Përzgjedhësi dhe lojtarët e Egjiptit ishin shumë kritikë lidhur me vendimet e arbitrave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha