“Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri rendit arsyet:

0%

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është vënë në pikëpyetje sepse kërkohet siguri kibernetike dhe fizike, ndërkohë ende ka çështje si KAYO apo të dhënat e TIMS-it që janë me hije dyshimi.

Ai tha se qeveria ka lidhur kontrata me kompani që nuk janë nga vendet anëtare të NATO-s dhe e konsideroi këtë si një çoroditje gjeopolitike. “Nuk kemi ende informacion kush i vodhi të dhënat e AKSHI-t, nuk dihet ku kanë shkuar të dhënat e TIMS dhe nëse kanë shkuar në vendet dashakeqëse.

Kemi një marrëveshje memorandum si “Smart City” që ende nuk dihet nëse do të hetohet nga SPAK-u për mënyrën sesi është lidhur kontrata. Samiti kërkon siguri fizike dhe kibernetike maksimale. KAYO ka shumë hije dyshimi, edhe personat që disponojnë kompanitë nuk vijnë nga vende anëtare të NATO-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dikur kontratat bëheshin me kompani nga vendet anëtarë të NATO-s dhe kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë dhe Italinë. Nuk mbahen marrëdhëniet ushtarake me vende që kemi detyrim moral, ne duhet të kemi ndërveprim me NATO-n. Si mund të ketë samit me këto thagma dhe çmendurira? Shumatorja e veprimeve dhe çorientimi gjeostrategjik është ulëristës.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë t’i çosh kapacitetet në drejtim të paditur, ne s’jemi vend i Lindjes së Mesme, aleatët i kemi në Evropë, s’mudn të lidhim kontrata me Namibinë, Brazilin dhe Korenë e Jugut”, tha Kulluri.

Burimi: Bota Sot