Shpërndaje në: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka paralajmëruar se sonte do ta godasë fort Iranin sërish. Trumpi foli pasi doli nga takimi me dyer të mbyllura me liderët e NATO-s në samitin që po mbahet në Ankara.
Presidenti amerikan përsëriti kritikat që i kishte thënë gjatë paradites së sotme kundër Iranit, duke e vërë në dyshim nëse mund të arrihet marrëveshja përfundimtare me ta. “Do t’i godasim përsëri fort sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël”, u shpreh Trump.
Marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Irani u vu nën testin më të madh gjatë ditës së sotme pasi të dyja vendet shkëmbyen sulmet. Megjithëse, bisedimet për një marrëveshje përfundimtare ende janë në proces.
