Sindikata e Punëtorëve të Trainkos paralajmëron grevë nëse pagat nuk

0%

Sindikata e Punëtorëve të Trainkos Sh.A. ka paralajmëruar se punëtorët do të hyjnë në grevë nëse pagat për muajin qershor 2026 nuk ekzekutohen deri më 9 korrik, në orën . Sipas një komunikate për media, ndërmarrja Trainkos Sh.A. po përballet me një situatë të rëndë financiare, e cila ka pamundësuar ekzekutimin e pagave të punëtorëve.

Sindikata thekson se punëtorët kanë vazhduar t’i kryejnë detyrat e tyre dhe të respektojnë Marrëveshjen për Ofrimin e Shërbimeve të Transportit Hekurudhor të Udhëtarëve për periudhën 2023–2027, të lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas sindikatës, Ministria e Infrastrukturës ka obligim financiar për financimin e këtyre shërbimeve, ndërsa mosrealizimi i pagesave ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen financiare të ndërmarrjes. Në komunikatë përmenden katër faktorë kryesorë që, sipas sindikatës, kanë çuar në këtë situatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pari lidhet me mosekzekutimin e mjeteve financiare nga Ministria e Infrastrukturës, në kundërshtim me obligimet që burojnë nga marrëveshja për financimin e transportit hekurudhor të udhëtarëve.

Për më shumë lexoni njoftimin e plotë të Trainkos-it: Trainkos Sh.A. po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rëndë financiare si pasojë e mosekzekutimit të pagave të punëtorëve për muajin qershor 2026.

Punëtorët e Trainkos kanë vazhduar me përkushtim t’i kryejnë të gjitha obligimet e tyre dhe po i përmbahen Marrëveshjes për Ofrimin e Shërbimeve të Transportit Hekurudhor të Udhëtarëve, të lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës për periudhën 2023–2027. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Infrastrukturës ka obligim financiar për financimin e këtyre shërbimeve.

Gjendja e rënduar financiare është rezultat i disa faktorëve kryesorë: 1. Mosekzekutimi i mjeteve financiare nga Ministria e Infrastrukturës, në kundërshtim me obligimet që dalin nga Marrëveshja për financimin e transportit hekurudhor të udhëtarëve. 2.

Bllokimi i mjeteve financiare nga përmbaruesit privatë, të cilët konfiskojnë mjetet menjëherë pasi ato transferohen në llogaritë e ndërmarrjes, për raste të vjetra, të cilat konsiderojmë se në shumë raste janë të padrejta. Ekzistojnë dyshime serioze se një pjesë e këtyre proceseve janë orkestruar nga persona brenda ndërmarrjes në kohën kur janë ngritur paditë. 3.

Borxhet e trashëguara ndër vite, të cilat vazhdojnë ta rëndojnë gjendjen financiare të ndërmarrjes. 4. Zvarritja e pajustifikueshme e rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Edhe pse punimet ishte paraparë të përfundonin në vitin 2021, ato nuk kanë përfunduar ende.

Që nga viti 2022, qarkullimi i trenave në këtë linjë është ndërprerë plotësisht, duke i pamundësuar Trainkos-it realizimin e transportit dhe të hyrave nga aktiviteti i tij kryesor. Kjo situatë nuk është shkaktuar nga Trainkos dhe as nga punëtorët e saj. Përballë kësaj gjendjeje, Sindikata e Punëtorëve të Trainkos është e detyruar të mbrojë të drejtat elementare të punëtorëve.

Prandaj, njoftojmë opinionin publik se, nëse pagat nuk ekzekutohen deri më , në orën , punëtorët do të fillojnë ndërprerjen e punës (grevën), në përputhje me legjislacionin në fuqi. Me qëllim që të mos dëmtohen qytetarët që tashmë janë në udhëtim, treni nr. 4200, i cili qarkullon në relacionin Stacioni Pejë – Stacioni Prishtinë, do ta përfundojë udhëtimin e planifikuar.

Çdo veprim i mëtejmë lidhur me zhvillimin e grevës do të varet nga ecuria e situatës dhe nga ekzekutimi i pagave. I bëjmë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin urgjentisht veprimet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve financiare ndaj Trainkos Sh.A., në mënyrë që të shmanget ndërprerja e transportit hekurudhor dhe të mbrohen të drejtat ligjore të punëtorëve.

Burimi: Telegrafi