​Pas nëntë vitesh, Dalić largohet nga drejtimi i Kroacisë

0%

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalić, ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare në krye të “Vatrenëve”, njoftoi Federata Kroate e Futbollit. Vendimi vjen pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës 2026, ku u mposht 2:1 nga Portugalia në fazën e 1/16 së finales.

Dalić e udhëhoqi Kroacinë drejt periudhës më të suksesshme në historinë e saj, duke arritur finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe duke fituar medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2022. Në njoftimin e Federatës Kroate të Futbollit thuhet se Dalić ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke bashkuar ekipin dhe duke fituar respekt të madh si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë lojtarët, bashkëpunëtorët, Federatën dhe mbi të gjitha tifozët. Ishte nderi më i madh i jetës sime të drejtoja kombëtaren kroate. Kemi përjetuar momente të paharrueshme së bashku dhe jam krenar për gjithçka që kemi arritur,” deklaroi Dalić pas largimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federata kroate e falënderoi 59-vjeçarin për përkushtimin dhe sukseset e tij, duke e cilësuar si trajnerin më të suksesshëm në historinë e përfaqësueses, ndërsa njoftoi se së shpejti do të nisë procesin për emërimin e pasardhësit të tij.

Burimi: Bota Sot