Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, në fokus siguria dhe

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, komandanti i KFOR-it e ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa gjatë bisedës të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, me fokus në koordinimin e vazhdueshëm për çështjet e sigurisë.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të rregullta ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s, i cili vazhdon të luajë rol kyç në garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com