Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”

0%

Shpërndaje në: Marka rumune Dacia ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri Striker, i cili do të jetë pjesë e segmentit C dhe do të nisë me çmim nën 25 mijë euro. Striker është model që ka “gjithçka në një”. Është një ‘crossover’ që kombinon elemente të SUV-it me prakticitetin e një karavani dhe efikasitetin e komoditetin e një sedani.

Modeli vjen me dizajn të ri, drita në formë “T” në pjesën e përparme dhe të pasme dhe hapësirë të mjaftueshme në bagazh. Në brendësi ka ekran qendror me prekje, panel digjital të instrumenteve dhe butona fizikë për funksionet kryesore. Dacia thotë se ka përmirësuar edhe izolimin e zhurmës në kabinë. Striker do të ofrohet vetëm me pesë ulëse dhe nuk do të ketë motorë me naftë.

Versioni bazë përdor motor 1.2-litërsh me benzinë dhe sistem mild-hybrid, i cili mund të funksionojë edhe me gaz. Në ofertë do të jetë edhe një version hibrid me motor 1.8-litërsh dhe dy motorë elektrikë. Çmimi fillestar në tregun evropian do të jetë nën 25 mijë euro, ndërsa versionet më të përmirësuara pritet të kushtojnë mbi 30 mijë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Striker do të dalë në shitje në Evropë gjatë këtij viti. Bottom of Form

Burimi: Koha