Analisti Xhavit Drenori në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se mosftesa e Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara ishte e pritshme, pasi në këtë takim marrin pjesë vetëm liderët e shteteve anëtare, me përjashtim të Ukrainës për shkak të luftës.
Ai e ka cilësuar si lajm pozitiv faktin që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përmendi Kosovën si një vend që në të ardhmen mund t’i bashkohet Aleancës. Sipas Drenorit, samiti është fokusuar kryesisht në rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, prodhimin e armatimit dhe mbështetjen për Ukrainën, ndërsa theksoi se siguria e Kosovës vazhdon të garantohet nga KFOR-i.
“Ky Samit që po mbahet në Ankara, qëllim kryesor e ka rritjen e financave të shteteve anëtare në sistemi e mbrojtjes, rritja e prodhimit të armatimit, mbështetja për Ukrainën, pra tema globale, nuk janë tema që në një formë apo tjetër prekin shtetet që aspirojnë të anëtarësohen, siç është Kosova.
Andaj, pse Kosova nuk është pjesëmarrëse në këtë Samit, besoj që është e qartë, ku në këtë Samit janë të ftuar vetëm liderët e shteteve anëtare me përjashtim Ukrainën, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Përndryshe, Kosova nuk bën përjashtim nga vendet tjera aspirante në NATO dhe është lajm i mirë që Mark Rutte e ka përmend edhe Kosovën që një ditë do t’i bashkohet kësaj familje dhe se për momentin nuk ka ndonjë impakt tjetër i cili realisht është shumë domethënës, pra NATO, rrjedhimisht shtetet anëtare, të cilat iu prijnë Shtetet e e Bashkuara të Amerikës, është qe një kohë në një lloj nëse mund ta quajmë krizë, përplasje për shkak të ndarjes së buxhetit mes shteteve anëtare për mbrojtje që Trump edhe në mandatin e kaluar kur ishte president e kishte këtë vërejtje, e cila tashmë ka kaluar në diçka edhe më të madhe t’u pas parasysh që në luftën kundër Iranit, shtetet anëtarë të NATO-s nuk i ndihmuan SHBA-ve dhe tani presidenti Trump si ai më që dinë të shfyrtëzojë këto situata dhe që të kërcënojë, përndryshe unë nuk shoh diçka të jashtëzakonshme në aspketin e sigurisë në vendin tonë duke pas parasysh që neve kufijt na i ruan NATO, përmes misionit të tyre KFOR-it” , u shpreh ai.
Drenori shtoi se Kosova duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe të përmbushë detyrimet e brendshme, duke theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i të gjitha institucioneve. Sipas tij, mospjesëmarrja në samitin e Ankarasë lidhet vetëm me faktin se Kosova ende nuk është anëtare e Aleancës.
“Pra, me pak fjalë Kosova duhet t’i kryejë punët e veta për brenda, siç edhe po i bënë, të rrisë kapacitetet e mbrojtjes duke investuar në armatim, gjë që qeveria e kaluar e ka bërë dhe ka planifikuar ta bjë edhe për këtë vit, kështu që nuk varet shumë kush është në udhëheqje të shtetit të Kosovës se a do të shpejtohet apo zvogëlohet ritmi drejt NATO-s, sepse gjithë liderët në Kosovë e kanë synim kryesor, në fakt është qëllim që nuk ka alternativë antarlsimi në NATO, sepse siguria jonë varet direkt nga alenacë.
Prandaj, Kosova nuk është temë kryesore në Ankara dhe mospjesëmarrëja e delegacionit nga Kosova është sepse nuk kanë pas ftesë pasi Kosova nuk është anëtare e NATO-s” – përfundoi ai. Kujtojmë, se liderët e NATO-s po zhvillojnë samitin vjetor në Ankara më 7-8 korrik, me fokus te siguria, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe lufta në Iran, e cila ka dominuar agjendën e takimit.
