Akuza të reja ndaj Rocchit

0%

Sipas “Corriere della Sera”, pozita e Gianluca Rocchi-t është rënduar ndjeshëm. Prokurorët i kanë dorëzuar ish-përgjegjësit të caktimit të arbitrave italianë një ftesë të re për t’u paraqitur, me akuza shumë më të rënda se ato të 24 prillit.

Hetimi nuk përfshin më vetëm tri ndeshje të sezonit të kaluar; Inter-Verona (), Bologna-Inter () dhe Inter-Milan në Kupën e Italisë (), por edhe një të katërt; Torino-Inter, e luajtur më . Sipas Prokurorisë, Rocchi do ta caktonte arbitrin Maurizio Mariani “vetëm pasi kishte marrë pëlqimin paraprak të Interit, pasi ai nuk ishte i mirëpritur nga klubi zikaltër”.

Gjithashtu, akuza ka ndryshuar rrënjësisht. Në vend të dyshimit për pranimin e ndërhyrjeve që cenonin zhvillimin e rregullt të garës, tashmë prokurorët dyshojnë për mashtrim sportiv, duke pretenduar se Rocchi ka vepruar “në bashkëpunim me përfaqësues të Interit dhe në marrëveshje me ta”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot