Ylber Ramadani prezantohet te klubi i Superigës së Turqisë

0%

Ylber Ramadani është zyrtarisht futbollist i Çorum. Klubi i Superligës turke e ka prezantuar mesfushorin e Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale. Lecces i është paguar 1 milionë euro për Ramadanin i cili largohet pas 3 vitesh nga klubi i Serisë A. 30-vjeçari ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi për 1 vit tjetër.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me US Leçe për transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani, dhe është nënshkruar një kontratë 2+1 vjeçare me lojtarin. Me besimin tonë se ai do të ketë një karrierë të suksesshme nën fanellën e ARCA Çorum FK, i mirëpresim Ylber Ramadanit dhe i urojmë shumë suksese në udhëtimin e tij të ri” , ka njoftuar klubi.

Burimi: Bota Sot