Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë

0%

Shpërndaje në: Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thwnw të mërkurën se aleatët e NATO-s duhet të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes midis tyre, duke këmbëngulur që Ankaraja të ndërhyjë në disa nisma vetëm për Evropën.

“Kufizimet midis aleatëve në bashkëpunimin në mbrojtje, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, duhet të hiqen”, ka thwnw Erdogani në hapjen e Samitit të liderëve të NATO-s në Ankara, raportoi Reuters. Të martën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ulur përkrah Erdoganit, tha se do të hiqte sanksionet ndaj Turqisë dhe do të merrte vendim për një shitje të mundshme të avionëve F-35.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është shfaqur si zhvilluese dhe eksportuese e madhe e armëve. Erdogani ka shtuar se Turqia ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivin e NATO-s prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2030 dhe se ka ndarë një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh për projektin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupola e Çelikut” për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore të NATO-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se aleatët duhet të marrin më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e bllokut pa penguar unitetin e aleancës.

Burimi: Koha