Pavarësisht zhgënjimit në Kupën e Botës 2026 dhe spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, Carlo Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares së Brazilit. Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur t’i qëndrojë besnike projektit me teknikun italian, duke konfirmuar besimin në punën e tij dhe duke respektuar kontratën e tij.
Brazili ishte një nga favoritët për të shkuar larg në Kupën e Botës 2026, por rrugëtimi i “Seleçaos” përfundoi më herët se sa ishte pritur. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u eliminua në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga Norvegjia.
Pas këtij eliminimi nisën menjëherë spekulimet se trajneri italian mund të largohej nga posti i selektorit, për shkak të pritshmërive të larta që shoqëronin Brazilin në këtë turne. Megjithatë, sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, Federata Braziliane ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Ancelottin dhe t’i japë atij kohë për të ndërtuar një skuadër të re konkurruese.
Trajneri italian do të mbetet në krye të “Seleçaos”, me synimin për të përgatitur ekipin për sfidat e ardhshme, përfshirë Copa América-n dhe më pas Kupën e Botës 2030. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
