Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë, dyshohet se u rrahën të dehur e

0%

Dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht policët, pasi fillimisht ishin përfshirë në një përleshje mes vete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas mesnatës së , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë hasur duke u grushtuar me njëri-tjetrin.

Gjatë ndërhyrjes së policëve, ata nuk iu janë bindur urdhrave të policisë dhe më pas kanë sulmuar fizikisht edhe policët. Si pasojë e incidentit, trajtim mjekësor kanë pranuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe dy të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, dy vëllezërit, të cilët sipas Policisë ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje.

Intervistimi i tyre pritet të zhvillohet pasi të këndellen. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimet janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo