Përfshihet nga flakët kioska e veglave të punës në Gjirokastër, nuk

0%

Një kioskë e përdorur për mbajtjen e veglave bujqësore është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Shtëpez, në Gjirokastër. Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës nga punonjësi me kontratë të përkohshme.

Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit, i cili ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqet përreth. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Flakët kanë shkrumbuar veglat e punës që ndodheshin brenda kioskës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një masë elektrike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot