Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave do të nisë grumbullimin dhe fazën përgatitore nga 9 korriku në kampin stërvitor në Skenderaj, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik.
Përzgjedhësi Ylli Kadriu, së bashku me ndihmësit Kastriot Azemi dhe Trendelina Gashi, do të udhëheqin përgatitjet e ekipit, me synimin që kombëtarja të jetë sa më e gatshme për sfidat që e presin në garën rajonale. :Në këtë fazë përgatitore janë ftuar 16 volejbolliste, të cilat do të punojnë gjatë kampit në aspektin teknik, taktik dhe fizik.
Pas përfundimit të përgatitjeve, shtabi teknik do të përcaktojë listën përfundimtare prej 14 volejbollisteve, të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik. Kampionati Ballkanik i Volejbollit për grupmoshën U17 do të zhvillohet nga 21 deri më në Ferizaj, ku Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje të rëndësishme rajonale.
Federata e Volejbollit e Kosovës u dëshiron suksese volejbollisteve dhe stafit teknik gjatë fazës përgatitore, me besimin se puna dhe përkushtimi do të kurorëzohen me paraqitje sa më të mira në Kampionatin Ballkanik” , thuhet nga FVK.