Rreth 125 gramë substancë e dyshuar narkotike janë sekuestruar gjatë një bastisjeje të zhvilluar në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Sipas informacioneve të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në ambientet përreth sallës së vizitave të Qendrës Korrektuese në Dubravë të Istogut.
Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbështjella, të cilat dyshohet se përmbanin substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme rreth 125 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë hetimore. Rasti është iniciuar nga organet e rendit si “posedim i narkotikëve”.
