Arrestohen katër persona në Malishevë, tre prej tyre të mitur –

0%

Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi gjatë një kontrolli policor u është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Gjatë kontrollit të një veture, policët kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, për të cilën dyshohet se ishte përdorur nga të miturit.

Policia dyshon se vetura ishte marrë pa lejen e pronarit nga të miturit. Pronari tashmë është i dyshuar po ashtu në këtë rast. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo