Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e statusit të “Dëshmorit të Atdheut” gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja.
Në reagim, Shoqata e Gjyqtarëve thekson se ka ndjekur me interes këtë çështje teksa e ka cilësuar si një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më . Ata mirëpritën vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër si një hap i rëndësishëm në finalizimin e procesit administrativ të njohjes dhe dhënies së këtij statusi.
Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkoi dhe inkurajoi edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja i cili u vra më datë 6 tetor në krye të detyrës. Sipas tyre ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo person që vritet në krye të detyrës.
