KRU “Prishtina” rikujton krizën e Batllavës dhe kërkon përdorim

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm, duke rikujtuar periudhat kur rezervat ujore në liqenin e Batllavës kishin arritur nivele kritike.

Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” ka përmendur situatën e viteve 2013–2014, kur rezervat e ujit në këtë liqen mjaftonin vetëm për rreth një muaj, duke theksuar rëndësinë e kursimit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të këtij resursi.

“Duke kujtuar liqenin e Batllavës në vitet 2013–2014, kur rezervat e ujit të pijshëm mjaftonin vetëm edhe për rreth një muaj, le t’i bëjmë thirrje vetes dhe të gjithëve për shpenzim racional të ujit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Kompania ka theksuar se uji i pijshëm nuk është burim i pakufishëm dhe ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Uji i pijshëm nuk është i pafund, ta ruajmë sot, që të mos na mungojë nesër”, ka apeluar KRU “Prishtina”. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi