Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të

0%

Shpërndaje në: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind. Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh.

Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas mund të vazhdohet me procedura për formim të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. E politikanë dhe njohës të çështjeve ligjore kanë dhënë interpretime të ndryshme se si duhet të vazhdohet – fillimisht me presidentin apo me Qeverinë. Në mbledhjen e KQZ-së, rezultatet u certifikuan me votë unanime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga lista e deputetëve, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj të AAK-së hoqën dorë nga ulëset. Ata do të zëvendësohen nga Bekë Berisha e Burim Ramadani.

LVV Albin Kurti Glauk Konjufca Albulena Haxhiu Hekuran Murati Donika Gërvalla-Schwarz Xhelal Sveçla Avni Dehari Ejup Maqedonci Hajrulla Çeku Mimoza Kusari Lila Shqipe Mehmeti Selimi Andin Hoti Ilir Kërçeli Arben Vitia Saranda Bogujevci Osman Musliu Nezir Kraki Alban Bajrami Arton Konushevci Edona Llalloshi Mefail Bajqinovci Ardian Gola Armend Baloku Armend Muja Arbëreshë Kryeziu Hyseni Arbër Rexhaj Rufki Suma Blerim Gashi Fitore Pacolli Dalipi Artane Rizvanolli Berisha Adriana Matoshi Agim Bahtiri Arjeta Fejza Taulant Kelmendi Arbërie Nagavci Krenare Çerkini Dimal Basha Liza Gashi Labinotë Demi Murtezi Artan Abrashi Adnan Rrustemi Adelina Grainca Valon Ramadani Salih Zyba Enver Haliti Fatmire Kollçaku Valon Hoti Valon Peci Drita Pajaziti Sylejman Meholli Jeton Raka Vigan Qorrolli Fjolla Ujkani PDK Bedri Hamza Përparim Gruda Arian Tahiri Uran Ismaili Vlora Çitaku Sala Jashari Ganimete Musliu Enver Hoxhaj Arben Mustafa Rrahman Rama Mërgim Lushtaku Elmi Reçica Besa Kabashi Ramaj Jakup Nura Eman Rrahmani Altin Krasniqi Artan Behrami Fadil Demaku Blerta Deliu Kodra Rrustem Mustafa Eliza Hoxha Ariana Musliu Shoshi LDK Vjosa Osmani Lumir Abdixhiku Doarsa Kica Xhelili Hykmete Bajrami Avdullah Hoti Ukë Rugova Kujtim Shala Anton Quni Lutfi Haziri Armend Zemaj Besian Mustafa Janina Ymeri Ermal Sadiku Jehona Lushaku Sadriu Arben Gashi Albena Reshitaj Fadil Hadergjonaj Paris Guri AAK Bekë Berisha Ramush Haradinaj Burim Ramadani Besnik Tahiri Time Kadrijaj Albana Bytyqi Teuta Haxhiu

Burimi: Koha