Rama reagon sërish për 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e

0%

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e domosdoshme për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin e një eventi me ndikim të madh ekonomik e turistik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se u vunë në dispozicion 4 milionë euro “në minutën e fundit”, për të shmangur dështimin e koncertit.

“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës.” Sipas kreut të qeverisë, koncerti pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai solli si shembull finalen e UEFA Conference League, e cila sipas tij gjeneroi 160 milionë euro të ardhura, ndërsa për koncertin e Kanye West qeveria parashikon rreth 100 milionë euro përfitime. “Nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura.

Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik.” Rama iu përgjigj edhe kritikëve, të cilët kanë kundërshtuar përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit.

“Sorrat dhe korbat e kanaleve sociale janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e ‘koncertit privat’, siç e quajnë djallëzisht.” Kryeministri theksoi se qeveria ka rritur ndërkohë financimet për sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjen sociale.

“Vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, mbështetëm kujdestarët e tyre, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta, dyfishuam financimin e Start Up-eve dhe garancinë sovrane për programin ‘Dyfisho biznesin tënd’.” Në fund të reagimit, Rama akuzoi kundërshtarët se synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit.

“Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre. Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com