Ekskluzive | Ky është 43-vjeçari që kanosi ministrin Sveçla në

0%

Remzi Hajzeraj është personi i kërkuar nga organet e rendit që është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Remzi Hajzerajn, rreth 43-vjeçar u arrestua më 7 korrik, rreth orës , në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.

Sipas burimeve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Kanosje”, lidhur me një rast të regjistruar më , ku dyshohet se përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas arrestimit në aeroport, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës personi që dyshohet se e kanosi ministrin Sveçla në Facebook Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com