Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të dielën rreth orës , gjatë një bastisjeje të realizuar rreth sallës së vizitave, janë gjetur dy qese të mbështjella që dyshohet se përmbanin marihuanë. Sipas raportit të policisë, pesha e substancës së dyshuar është rreth 125 gramë, ndërkohë lënda është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”. Rasti po trajtohet në procedurë hetimore.
Burimi:
Bota Sot
